Një situatë surreale u regjistrua në provat e lira për garën e Azerbajxhanit në Formula 1, pasi sesioni u anulua për motive sigurie, nga një pikëpamje që askush nuk e priste.

Një pusetë u zbulua si kurth në mes të cirkuitit në Baku, duke e bërë situatën sa komike aq edhe problematike në një kampionat elitar të garave me makina.

Makina Williams e George Russell u dëmtua shumë pas një përplasjeje me një pusetë në pistë. Njëvendëshja u transportua në bokse, por la shumë mbetje të forta dhe vaj në asfalt, duke e bërë të pamundur vazhdimin e sesionit të provave. Piloti në fjalë rrezikoi të vuante një aksident më të rëndë.

Në një moment më të hershëm ishte makina Ferrari e drejtuar nga Leclerc ajo që vuajti problemet e paparashikuara, por ishte debutuesi britanik që e pësoi më keq. Si të mos mjaftonte aksidenti i Russell, edhe karroatreci që transportoi makinën e Formula 1, u përplas brenda cirkuitit me një urë mekanike duke i rikonfirmuar komisarëve të garës se anulimi ishte opsioni më i mirë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA