Kalimtari i përplasur nga një mjet mesditën e kësaj të premteje, në qendër të qytetit të Elbasanit, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve e për pasojë ka ndërruar jetë.

42-vjeçari A. Bahja u përplas në bulevardin kryesor “Qemal Stafa” të qytetit, nga një mjet që lëvizte me shpejtësi tej normave të lejuara. Për më tepër, drejtuesi shkaktar i aksidentit nuk ndaloi, por u largua nga vendngjarja, duke e rënduar situatën e tij penale, tashmë që është shoqëruar nga policia.

Bahja, pasi mori ndihmën e parë në Spitalin Rajonal të Elbasanit u transportua drejt Tiranës për mjekim më të specializuar, pa mundur gjithsesi të mbijetojë. Ai mori plagë të rënda në kokë nga goditja e makinës dhe nga përplasja në tokë.

Shkak i aksidentit mendohet të ketë qenë shpejtësia tej normale të lejuara në një zonë të populluar, si qendra e qytetit, ku shpejtësia e automjeteve nuk duhet t’i kalojë 20 km në orë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA