Wake Up/ Monitorimi: Kopshtet jashtë standardit, infrastruktura rrezikon fëmijët

25/04/2019 12:32

Qendra për Gazetari Cilësore ka kryer një investigim mbi standardet e kopshteve të rikonstruktuara në kuadër të nismës së Bashkisë së Tiranës, “Adopto një Kopsht”.

Në këtë investigim janë përdor të dhënat e studimit të marrë nga Shoqata “Together for Life” të nxjerra nga “Monitorimi i standardeve të infrastrukturës fizike të 43 kopshteve të Tiranës”.

Nga hulumtimi rezulton se një pjesë e kopshteve nuk përmbushin standardet bazë infrastrukturore që lidhen me lëvizjen e fëmijëve dhe mbrojtjen e jetës së tyre. Mungesa e rampave për karrocat e fëmijëve dhe të atyre me aftësi të kufizuara, kushtet për mbrojtjen nga zjarri apo monitorimi me kamera sigurie mbeten sfida për kopshtet.

Në 8 prej kopshteve të nismës u konstatuan probleme higjieno-sanitare dhe mbipopullimi është një nga problemet që ngrenë prindërit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA