Propozimet e Ramës, Duka mbledh përfaqësuesit e klubeve për diskutim

25/04/2019 14:15

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka organizuar një mbledhje informuese me përfaqësues të disa klubeve të futbollit në vend, rreth ndryshimeve në paketën fiskale dhe Kodin Penal të propozuar pak kohë më parë edhe nga kryeministri i vendit, Edi Rama.

Olsi Rama, përfaqësues i Partizanit, Sinan Idrizi si administrator i Flamurtarit, Koço Kokëdhima, përfaqësues i Apolonisë, Safet Gjici i Kukësit dhe Edvin Libohova si President i Ligës kanë qenë përballë 4 ekspertëve të marrë po nga FSHF, dy prej tyre ligjorë dhe 2 financiarë, për të diskutuar ndryshimet.

Temat kryesore lidheshin sigurisht me paketën fiskale. Admnistratori i Flamurtarit, Idrizi ka propozuar që asetet t’i kalojnë klubeve me vlerë 1 euro, me kushtin për të mos i ndryshuar destinacion. Por, një gjë e tillë do të diskutohet nga ekspertët e Ministrsë së Financave, e cila ka shprehur hezitim në heqjen e tatim-fitimit për investime në sport duke propozuar uljen e tij.

Edhe sa i përket heqjes së TVSH për investimet në sport vihet re i njëjti hezitim. Ky ishte një nga takimet që do të zhvillohen deri në arritjen e një marrëveshje përfundimtare që do të ulë palët rreth muajit qershor së bashku me kryeministrin e vendit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA