Piloti polak dhuron spektakël, ul avionin në skelën e ngushtë

25/04/2019 14:20

Piloti i garave ajrore Lukaz Czepiela arriti të bëjë një ulje fantastike të avionit të tij në skelën historike rreth 200 vjeçare të Sopotit në Poloni duke i habitur turistët që po shëtisnin në atë moment në bregdet.

E veçanta e kësaj platforme qëndron te përmasat e saj pasi është e ngushtë, por është edhe më e gjata në Evropë.

Gjerësia e kësaj platforme është 10.5 m po aq sa edhe avioni që po drejtonte Czepiela.

Piloti Czepiela njihet në këtë disiplinë sportive për precesioni e tij gjatë fluturimeve, por në këtë rast ai duhej të shfaqë një saktësi të madhe në drejtimin e avionit gjatë uljes së tij në një vend kaq të ngushtë.

Një fakt interesant për pilotin e garave ajrore është se Czepiela kur nuk është në adrenalinën e garimit në lartësi të mëdha, është kapiteni i një avioni pasagjerësh.

Për të bërë uljen në skelën e Sopotit ai përdori avionin e llojit Carbon Cub EX2, një avion që favorizon uljet në distanca të shkurtra duke u përballur edhe me motin me erë gjatë kësaj performance të tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA