Me siguri keni dëgjuar për ish- të dashurën seksi të stilistit të famshëm gjerman, Philipp Plein, modelen polake Justyna Gradek.
Romanca e bukuroshes 26 vjeçare me 41 vjeçarin mendohet të ketë nisur në shtator të vitit të kaluar, dhe përfundoi në shkurt të këtij viti, pavarësisht se përçarja e madhe mes çiftit ndodhi në vigjilien e Krishtlindjes, kur Justyna shpenzoi në aeroport 30 mijë Euro pa dijeninë e stilistit, gje të cilën ky i fundit e cilësoi si vjedhje e më pas e paditi.
Bisedat, në të cilat polakja i kërkonte gjermanit falje dhe se do i kthente të gjithë rrobat e sendet që kishte blerë më paratë e tij, u publikuan gjatë mbrëmjes së 24 dhjetorit në Instastory nga vetë Philipp, por më pas u fshinë.
Pasi u ndanë përfundimisht dy muaj më vonë, Philipp u rikthye menjëherë me ish-të dashurën tjetër Morgan Osman, e ndërsa Justyna me një mashkull “misterioz” të panjohur për publikun.
Ajo që ka habitur të gjithë ndjekësit e 26 vjeçares, është fejesa e menjëhershme e “hajdutes” se Philipp me të dashurin e ri, pasi ai i propozoi sot në Bali, gjatë pushimeve të tyre të para romantike.
Top Channel