Fituesi i çmimit “Oscar”, Rami Malek la të kuptohej këtë të enjte se mund të shfaqet në rolin e komplotuesit në filmin më të fundit “James Bond” me protagonist kryesor Daniel Craig, në një kast aktorësh edhe kështu siç ishte me emra të mëdhenj, si Ralph Fiennes dhe Lea Seydoux.

“Ju premtoj të gjithëve se do të bëj gjithçka që Bond të mos ia hedhë lehtë në këtë aksion”, tha në një videomesazh Malek, i cili rrëmbeu statujën e artë të “Academy Awards” për performancën e tij si Freddie Mercury, në filmin “Bohemian Rhapsody”.

  Filmi i ri me “Agjentin 007”, zgjidhet dilema e titullit

Jeffrey Wright rikthehet gjithashtu të luajë rolin e agjentit të CIA-s, i cili ndihmoi herën e fundit “007”-n e famshëm në “Quantum of Solace”, ndërsa Moneypenny do të luhet nga Naomie Harris.

  Kur emocionet e “Oscar”-it…të rrëzojnë nga podiumi (Foto)

Kasti i aktorëve është zbuluar në një transmetim të bërë nga vila e regjisorit të “Bond”-it, Ian Fleming, në Xhamajka.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA