27/11 14:57
Joaquin Correa shënoi në portën e Milanit dhe çoi Lazion në finale e Kupës së Italisë, duke hyrë në zemrën e tifozëve bardhekaltër, që në sezonin e tij të parë në kryeqytetin Italian.
Argjentinasi u transferua te Lazio verën e vitit të kaluar dhe forma e tij ka ardhur gjithmonë në rritje, ndërsa mediat italiane kanë zbuluar edhe çelësin e suksesit të tij.
Bëhet fjalë për modelen spanjolle Desire Cordero, e cila është bërë e famshme për një lidhje me yllin portugez Cristiano Ronaldo, para disa vitesh.
Aktualisht Desire qëndron pranë Correas në Romë dhe shfaqet çdo javë në shkallët e stadiumit, për të përkrahur performancën e të fejuarit të saj.
Top Channel