Manchester City dhe Liverpool janë skuadrat që dominojnë në formacionin e vitit në Premier League, teksa kanë zënë 10 nga 11 vendet e tij.
Padyshim që më shumë përfaqësues në këtë formacion ka skuadra kampione në fuqi e Anglisë me 6 të tillë, ndërsa Liverpool ka 4 lojtarë. Ai që thyen hegjemoninë e këtyre dy skuadrave që janë në një garë të fortë për titullin këtë sezon, është mesfushori i Manchester United, Paul pogba, ndërkohë që ka mbetur jashtë Eden Hazard i Chelsea.
Kështu, Manchester City ka në formacionin ideal të vitit Ederson, Laporte, Bernardo Silva, Fernardinho, Sterling dhe Aguero, ndërsa Liverpool përfaqësohet nga Van Dijk, Alexander-Arnold, Robertson dhe Mane.
Ndërkaq, Liverpool duket se triumfon sërish përsa i përket futbollistit më të mirë të vitit. Ndërsa në 2018 ky çmim i shkoi Mohamed Salah, këtë radhë ai që triumfon është mbrojtësi Van Dijk i cili mundi 5 rivalë Mane, Sterling, Aguero, Bernardo Silva dhe Eden Hazard.
Top Channel