5 parti opozitare, aleate historike të Partisë Demokratike: PR, PDK, PAA, LZHK dhe PBDNJ kanë zyrtarizuar krijimin e grupimit të qendrës së djathtë duke pasur si qëllim kryesor arritjen dhe imponimin e standardeve demokratike në zgjedhje.

Gjatë një takimi të mbajtur me strukturat e tyre në Tiranë, aleatët e PD-së kanë rënë dakord për të zhvilluar veprimtarinë si një forum i përbashkët dhe në përputhje të plotë me platformën politike të pranuar dhe nënshkruar si marrëveshje me PD-në. Partitë e Grupimit të Qendrës së Djathtë unifikuan qëndrimin për ndryshimin e sistemit zgjedhor duke propozuar modelin e listave të hapura, me qëllim që vota e qytetarëve të shkojë tek kandidatët që duan ata dhe jo kandidatët e caktuar nga kryetarët.

Ashtu si edhe gjatë nënshkrimit të marrëveshjes me Partinë Demokratike pak ditë më parë, 5 partitë e grupimit të djathtë kanë rikonfirmuar kërkesën për zgjedhje sipas standardeve, por pa Edi Ramën kryeministër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA