Wake Up/ Mungojnë guidat e turizmit të aventurës, ja vendet me rrezik të lartë

24/04/2019 12:03

Gjithmonë e më shumë turistët e huaj po vizitojnë Shqipërinë, ndërsa vetë shqiptarët po njohin zonat e vendit, bukuritë natyrore, dhe po organizojnë ture private apo të organizuara.

Por shpesh, duke mos njohur terrenin dhe rreziqet që ka natyra dhe relievi, ata e pësojnë ose duke u aksidentuar, ose duke humbur. Para katër ditësh, një grup prej 5 personash kanë mbetur të bllokuar prej të paktën 3 orësh në Shpellën e Pëllumbasit, në kanionet e Erzenit.

Megjithëse kanë pasur një “guidë” me vete ata i kanë telefonuar policisë dhe medias për t’u ardhur në ndihmë, pasi njëri nga personat e mbetur të bllokuar teksa kishin shkuar për ngjitje, kishte ndrydhur këmbën. Por ngjarje të tilla janë të shpeshta në vendin tonë. Ardiola Alikaj, Drejtoresha Ekzekutive e Shoqatës Kombëtare të Guidave Turistike Shqiptare e ftuar në “Wake Up” tha se, ka zona në vend që kërkojnë guida të specializuara nëpërmjet trajnimeve të veçanta, ndërkohë ajo tregoi dhe një hartë të zonave që shfaqin një rrezikshmëri të lartë si pasojë e relievit malor.

Top Channel