Të marrësh me qira apo të blesh? Të kursesh apo të investosh? Të heqësh dorë nga kafeja e përditshme apo të përqendrohesh tek kostot e mëdha?
Kur vjen fjala tek paratë ka shumë leksione, por mund të jetë e vështirë të dish nga t’ia fillosh.
Veçanërisht të rinjtë, të lindurit në shekullin e ri, kritikohen shpesh për hezitimin përballë investimeve. Kur ata kanë para’, sipas një raporti të fundit, preferojnë t’i ruajnë “cash”. Por, sipas ekspertëve, kjo është e gabuar. Këshilla në këtë rast është investoni në gjëra tek të cilat ju besoni.
Pronat e paluajtshme janë një temë e shumëdebatuar për të rinjtë, që shpesh pyesin se kur është më mirë të blejnë shtëpinë e tyre të parë. Thuajse 72% e tyre e konsiderojnë pasjen e një shtëpie si prioritet, pavarësisht se shumëkush nuk është në gjendje ta bëjë këtë. Ekspertët thonë se një pronë mund të jetë një blerje e madhe, por nuk duhet marrë lehtë. Studimet sugjerojnë se më shumë se dy të tretat e të lindurve në mijëvjeçarin e ri që blejnë prona përfshihen nga pendimi. E rëndësishme është edhe të dish se sa para’ duhen kursyer dhe sa duhen investuar. Ka nga ata që këshillojnë të kursehen 10 deri në 20 për qind e të ardhurave.
Por, shumë prej të rinjve, thjeshtë nuk dijnë ta bëjnë këtë.
Top Channel