Superheronjtë, bashkë për herë të fundit. “Avengers: Endgame” në premierën botërore

24/04/2019 11:51

Aktorët e filmit me superheronj “Avengers” dhe Presidenti i studios Marvel, Kevin Feige, kanë lënë gjurmët e duarve të tyre në çimento jashtë tatrit TCL në Hollivud.

Ishin të shumtë fansat në ceremoni që bënin çfarë të mundeshin për të parë kastin e yjeve, mes të cilëve Chris Hemsworth (Thor), Chris Evans (Captain America), Robert Downey Jr. (Iron Man), Scarlett Johansson (Black Widow), Mark Ruffalo (Hulk) dhe Jeremy Renner (Hawkeye).

Ceremonia u mbajt në prag të daljes në kinematë amerikane, të premten, të filmit më të fundit të serisë “Avengers: Endgame.”

Premiera botërore e “Avengers: Endgame” në Los Angeles ishte një ditë më parë, me aktorët dhe ekipin e prodhimit që ishin të gjithë të pranishëm.

Kevin Feige, President i studios Marvel, tha: “E bukura e një fundi është se duhet të gjesh edhe një fillim të ri. Ndaj po, do të ketë një fillim të ri, por për momentin jemi këtu dhe kemi një kombinim të 22 filmave. Kjo është gjëja më ekzaltuese”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA