Ish ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Ferid Agani, është dënuar me 2 vjet e gjashtë muaj burg. Ai së bashku me ish-sekretarin e përgjithshëm të kësaj Ministrie, Gani Shabani, i cili u dënua me 2 vjet burg, janë gjetur fajtorë për keqpërdorim të detyrës zyrtare në rastin e njohur si ‘Stentat’.

Të akuzuar për ketë rast janë mbi 50 persona, por me qëllim të optimizimit të procedurës ishte veçuar procedura ndaj ish-ministrit dhe ish-sekretarit të Ministrisë së Shëndetësisë.

Ish ministri Agani dhe Gani Shabani akuzohen se kanë vepruar në kundërshtim më Ligjin për Prokurimin Publik dhe Udhëzimet Administrative të Ministrisë së Shëndetësisë, duke lejuar pagesat për trajtimin e pacientëve jashtë institucioneve publike shëndetësore për periudhën 2011 -2015

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA