Një modele Instagrami, australiane është kritikuar ashpër se ka realizuar foto në një zonë ku është i ndaluar noti. Fotot e saj kanë nxitur reagime të ashpra në të gjithë botë.

Cleo Codrington ka postuar imazhet e shëtitjes së saj në ujërat e pacenuar në Ishullin e Veriut të Zelandës së Re javën e kaluar – por nuk e zbuloi vendndodhjen e saj. Mijëra komentues thanë se e njihnin “Te Waihou Blue Springs”, ku noti është i ndaluar për të mbrojtur kafshët e egra të zonës dhe e kanë kritikuar atë se shkoi deri atje për të notuar

Modelja Codrington ka postuar një deklaratë në Instagram, duke thënë se nuk ishte në “Blue Springs”, por nuk pranoi të thoshte se ku ishte.

“Ky nuk është ‘Blue Springs’, por një lumë në Zelandën e Re dhe vendasit thanë se mund të notonim!”, shkroi ajo. Pavarësisht mohimit, komentuesit nuk u ndalën së kritikuara yllin e Instagramit.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel