Gazetarja Anila Hoxha bën me dije identitetin e femrës të përfshirë në grabitjen e më shumë se 5 milionë eurove.
Ajo është 31-vjeçarja E.Bici. Ka dyshime se kjo shtetase ka djegur një nga automjetet që të krijonte kaos te policia, që u drejtua në krahun e kundërt të drejtimit të grabitësve.
Ndërkohë, sot do të zhvillohet seanca për 3 të arrestuarit e tjerë të dyshuar se janë përfshirë në grabitjen e 9 prillit në aeroportin “Nënë Tereza”. Seanca për masën mbahet në Gjykatën e Krimeve të Rënda, aty ku një ditë më parë u shqyrtua masa edhe për Alkond Bengasin. Oltjon Veseli, Saimir Çela dhe Reinaldo Sula do të dalin para gjykatës.
Ka edhe persona të tjerë të dyshuar, pasi Bengasi ka dhënë emrat e 9 prej tyre.
Top Channel