Barcelona këtë të mërkurë shpresonte të mbyllte llogaritë e titullit kampion në Spanjë, 4 javë përpara fundit, por Atletico Madrid ia shtyu festën skuadrës katalanase.

Në Wanda Metropolitano, skuadra e Diego Pablo Simeones arriti të fitojë ndaj Valencias 3-2 dhe ruan diferencën prej 9 pikësh me Barcelonën kryesuese.

Por kjo sfidë me valencianët nuk ishte aspak e lehtë për Atletico Madrid. Los Colchoneros e morën kryesimin që në minutën e 9 të sfidës me Alvaro Moratën, por Valencia diti të kundërpërgjigjej dhe barazoi me Gameiron.

Edhe pjesa e dytë nisi nën shenjën e Atleticos që gjeti menjëherë golin e dytë me Antoine Griezmann. Historitë e ndeshjes nuk u mbyllën këtu, pasi Valencia barazoi sërish me një 11 metërsh që u ekzekutua saktë nga kapiteni Dani Parejo.

10 minuta nga fundi i sfidës, Atletico mbylli llogaritë e sfidës duke shënuar golin që fiksoi rezultatin 3-2 për skuadrën madrilene që mban matematikisht hapur kampionatin spanjoll të paktën edhe për disa ditë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA