Kristina, me profesion arkitekte, është e pasionuar pas pikturës dhe e shfrytëzon talentin e saj për të transformuar objekte nga më të ndryshmet.
Ajo, zakonisht i pikturon sipër objektet ose i krijon përmes materialeve që gjenden në studion e saj. Fillimisht Kristina përdorte bojërat akrilike por ato nuk janë shumë rezistente ndaj ujit dhe iu desh të kërkonte diçka tjetër derisa në internet zbuloi rezinën.
Madje mund të jetë ndër të parat në Shqipëri që e ka përdorur këtë material. Kristina, pikturon tabakatë, pjatat, orët, kasa telefoni, bizhuteritë, kutitë e bizhuve, tavolinat, aksesorët e kuzhinës, krijon edhe vetë objekte zbukuruese për shtëpinë apo për ambjente të tjera…etj.
Së fundmi ajo është më tepër e fokusuar për të transformuar tavolinat, duke i bërë ato jo vetëm të duken ndryshe por edhe më të reja, pasi edhe kërkesat janë më të mëdha në këtë drejtim. Që prej 3 vitesh ajo e ka kthyer pasionin e saj në një sipërmarrje të suksesshme duke hapur edhe një ekspozitë me punët e saj më të mira.
Top Channel