Studentët i dhurojnë ministrit Klosi hartën e “Shqipërisë-kanabis”

23/04/2019 16:29

Studentët i dhuruan hartën e Shqipërisë e cila pasqyron vendin tonë si një Republikë Kanabisi, kjo falë suportit dhe mbështetjes së kultivimit të hashashit, sipas tyre, nga qeveria e Edi Ramës.

“Agjencia turistike “Rilindja” ka punuar në këto 6 vite fuqishëm për largimin e 500 000 shqiptarëve nga vendi dhe braktisjen e plote te plazheve shqiptare nga turistet vendas dhe te huaj. Sot bregdeti ynë lëngon nga papastërtia, siguria në plazhe është pothuaj zero, jetojmë me ajrin më të ndotur në Ballkan dhe infrastruktura në plazhe e zonat turistike malore po degradon dita-ditës. Të gjitha këto falë mungesës së plotë të vëmendjes së qeverisë ndaj turizmit, promovimit të vlerave të vërteta që Shqipëria mbart dhe kthimin e vendit tonë në një Republikë Kanabisi dhe pikë kyçe tranziti për drogat e forta në Europë.

#Bashke më 11Maj, ora 18:30, për t’i thënë Edi Ramës se koha jote mbaroi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA