Prokuroria e Posaçme e Kosovës ka nisur hetimet ndaj 32 grave të kthyera javën e kaluar nga Siria, nën dyshimin e përfshirjes se tyre në grupet terroriste.
Sipas autoriteteve të Kosovës, të gjithë ata që kanë kryer vepra penale do të përgjigjen para drejtësisë, ndërsa të tjerëve do t’iu ofrohen mundësi për rehabilitim dhe riintegrim.
Në Kosovë u kthyen së fundi 110 qytetarë, që kanë qëndruar në vatrat e luftës në Siri, në Lindjen e Mesme. Katër prej tyre, nga sa pohojnë burime policore, kanë qenë luftëtare, ndërsa përveç 32 grave janë edhe 74 fëmijë, përfshirë 9 të mitur që i kanë humbur prindërit në luftë.
U kthyen nga luftërat siriane, arrestohen 4 xhihadistët kosovarë
“Qëllimi ynë ishte i qartë: Jo vetëm të siguroheshim që qytetarët tanë të mos ishin pjesë e një konflikti të huaj, por edhe të merrnim masa konkrete, në mënyrë që ata që tashmë ndodhen në ato zona të kthehen në shtëpitë e tyre. Kemi punuar prej muajsh për ta bërë këtë gjë realitet”, tha Abelard Tahiri, ministër Drejtësie në Kosovë.
Këta qytetarë, gra dhe fëmijë kanë qenë viktima të papërgjegjshmërisë së disa personave, që për interesa të caktuara i kanë shfrytëzuar, duke ua mohuar të ardhmen pa vullnetin e tyre, duke i lënë me pasoja të mëdha, në raste të caktuara edhe viktima.
“Këto gra meritojnë rehabilitim për një jetë të qetë, ndërsa fëmijët nëpër zonat e konfliktit e kanë vendin në shkolla për t’u edukuar për të ardhmen e tyre”, tha ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri.
Riatdhesimi i kosovarëve nga Siria, SHBA: Shembull për të tjerët
Megjithatë, hetimet do të vazhdojnë sipas kreut të Prokurorisë së Posaçme, Sylë Hoxha. Ato, sipas tij kanë ekzistuar edhe më parë, por u pezulluan për shkak se personat në fjalë ishin jashtë shtetit. Hetime ka pasur edhe ndaj një pjese tjetër qytetarësh, që ende ndodhen në Siri.
Top Channel