Barcelona marshon e sigurt drejt titullit të titullit të dytë kampion radhazi në La Liga. Në transfertën e “Estadio Mendizorrotza”, “blaugranat” triumfuan me shifrat 0-2 ndaj Deportivo Alaves në një ndeshje ku trajneri Valverde kishte luksin të linte në stol Lionel Messin.
Pjesa e parë edhe pse foli e gjitha për Barçën nuk solli asnjë gol pasi treshja Suarez-Coutinho-Dembele e kishte të vështirë të thyente rezistencën e Pachecos. Për t’i dhënë epërsinë skuadrës katalanase, megjithatë mendoi talenti Alena që i shërbyer nga Sergi Roberto zhbllokoi shifrat në minutën e 55-të.
Pak çaste më vonë VAR, anuloi një gol të Barçës për pozicion jashtë loje të Umtiti, por akordoi një penallti pasi në të njëjtin aksion kishte një prekje të topit me dorë brenda zone.
Suarez realizoi nga 11 metra distancë duke dyfishuar shifrat. Vetëm disa sekonda pas golit të dytë, Valverde hodhi në fushë edhe Messin, por argjentinasi nuk arriti të gjente rrugën e rrjetës.
U mbyll 0-2 me Barçën që u ngjit në kuotën e 80 pikëve dhe mund të shpallet matematikisht kampione e Spanjës që këtë të mërkurë, në rast se Atletico Madrid mposhtet nga Valencia.
Top Channel