Një 36-vjeçar humbi jetën në një aksident në Malin e Tomorit të dielën, teksa organi i akuzës ka regjistruar procedimi penal për teknikun e firmës së Kantierit të nxjerrjes së gurit gëlqeror të mermerizuar, Vangjel Demiri.

Besnik Kanani, nga fshati Fushë-Peshtan në Poliçan, humbi jetën të dielën, në një aksident në punë,në fshatin Dëvri të Tomorrit.

Kanani humbi jetën,pas rrëzimit të kamionit të mbingarkuar me gurë gëlqeror,në afërsi të fshatit Dëvri,në malin Tomorrit,ku babai i 2 fëmijëve punonte në një nga Kantierët e nxjerrjes së pllakave të mermerit.

Sipas policisë së Beratit, ngjarja u klasifikua si aksidentale,ndërkohë që ditën e sotme bëhet e ditur se,ka nisur proçedimi penal për teknikun e firmës,ku ishte i punësuar 36-vjeçari Besnik Kanani.

Burime të Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Beratit, bëjnë me dije se ka nisur proçedimi penal për Vangjel Demirin, 77-vjeç, nga Tirana,tekniku i Kantierit të nxjerrjes së Gurit Gëlqeror të Mermerizuar,ku edhe ishte i punësuar Kanani. Tekniku, mësohet se punonte me kohë të pjesshme pranë kësaj firme, ndërkohë që do të procedohet penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë”.

36-vjeçari Besnik Kanani banor i fshatit Fushë-Peshtan, punonte prej vitesh si shofer në këtë firmë për transportimin e gurëve,ku humbi edhe jetën. Prej gati një viti aktiviteti i nxjerrjes së gurit dekorativ dhe atij gëlqeror të mermerizuar në malin Tomor, është ndaluar me urdhër të Ministrit të Mjedisit Blendi Klosi, për “krim mjedisor”, por siç duket disa prej firmave kanë fituar çështjet ligjore me Ministrinë në Gjykatë dhe herë pas here vijojnë punën.

Me gjithë kontrollet në mal nga Agjensia Rajonale e Mjedisit dhe policia e Beratit, puna nuk ka munguar asnjëherë në 3 fshatrat: Novaj, Dëvri dhe Nishovë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA