Në këtë atmosferë Pashkësh, sot në emisionin “Top Talk” ka qenë i ftuar pastori Fitor Muça. Duke qenë në një marrëdhënie konstante mes hyjnores dhe njerëzores, Muça ka diskutuar mbi evoluimin dhe perceptimin e shoqërisë në raportet e reja social/politike, parë edhe nga këndvështrimi dhe marrëdhënia me besimin.
Pastori u pyet nëse ka falimentuar feja për të ushtruar ndikimin e saj dhe ai u përgjigj që jo.
“Besoj që jo. Nuk ka dështuar. Besimi në Shqipëri është në hapat e para sepse janë vetëm 30 vjet pas një boshllëku shumë të madh. Brenda kishave, po kultivohet një brez i ri, që ka kuptim tjetër të vlerave. Njerëzit janë të qatë brenda komuniteteve tona, për të përcaktuar se kush janë vlerat dhe antivlerat. Një nga ato është drejtësia si koncept”, tha Fitor Muça.
Ndërkohë, ai foli edhe në lidhje me ndërgjegjen e shoqërisë, përballë besimit fetar. Sipas atij shoqëria shqiptare është në një situatë pak a shumë krize, një lloj krizë që ende nuk po e gjen fundin e saj.
“Kemi një ndërgjegje në krizë. Ndërgjegjja është sekreti shenjtëroja e brendësisë së individit. Ndërgjegjja fillon dhe e ndërton atë, apo bëhet gjykatësi apo dëshmitari i individit. Për shkak të mungesës së besimit, ndërgjegjja u rrënua për shkak se me ardhjen e demokracisë, njerëzit zbuluan atë dëmtim që i ishte bërë ndërgjegjes nga koha e diktaturës. Për shkak të mungesës së besimit, ndërgjegjja është dëmtuar masivisht dhe për këtë duhet shumë kohë për ta rritur ndërgjegjen për të cilën jemi duke folur. Përmes besimit preket shoqëria në dimensione të reja. Shoqëria nuk ia del dot pa besim”, tha pastori.
Top Channel