Rëndohet bilanci i tragjedisë në Sri Lanka, ku tre kisha dhe tre hotele u goditën nga shpërthime të organizuara, të dielën e pashkëve katolike.

Deri tani autoritetet raportojnë për 290 të vdekur dhe mbi 500 të tjerë të plagosur, që po marrin ndihmën mjekësore në spitalet lokale.

Shpërthimet e kishave thuhet se ndodhën gjatë shërbimeve të Pashkëve dhe në mesin e viktimave mund të ketë edhe turistë të huaj. Imazhet grafike dhe pamjet e ndara në mediet sociale tregojnë shkallën e shkatërrimit pas shpërthimeve vdekjeprurëse të mëngjesit të sotëm.

Një nga shpërthimet ndodhi në Kishën e Shën Anthonit në Kochcikade, Colombo, tjetri në Negombo, që është në veri të qytetit dhe i treti ka ndodhur në kishën që ndodhet në Batticaloa. Tre hotele me pesë yje thuhet se janë goditur nga shpërthimet; ‘Shangrila’, ‘Cinnamon Grand’ dhe ‘Kingsbury’.

Kisha e Shën Sebastianit në Katuwapitiya në Negombo publikoi fotografi të shkatërrimit brenda kishës në faqen e saj në Facebook, duke treguar gjak në pllakat dhe dysheme, dhe kërkoi ndihmë nga publiku.

Kryeministri i Sri Lanka, Ranil Wickremesinghe do të zhvillojë një takim urgjent pas shpërthimeve, sipas raporteve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA