Në Vietnam, nga ngritja e balonave nuk hiqet dorë lehtë, e madje kjo praktikë mbetet mjaft e përhapur edhe mes të rinjve.
Festivali i përvitshëm i balonave në fshatin Ba Duong Noi e dëshmoi më së miri një gjë të tillë: më shumë 130 pjesëmarrës morën pjesë në garë, të etur të tregonin kush e kush më parë krijimet e tyre shumëngjyrëshe.
Balonat me shkopinj bambuje, kanë formën e gjysmë hënës, e janë të pajisura edhe me bilbilë, në mënyrë që kur rrotullohen në ajër, të prodhojnë tinguj.
Ky festival ka ndër të tjera, një vlerë kulturore për banorët e zonës, por ndoshta edhe diçka më shumë se kaq.
Banorët këtu besojnë se nëse balonat ngrihen shumë lart dhe bilbilët e tyre dëgjohen fort, atëherë kjo sinjalizon një vit me mot të mirë, me të korra të bollshme e pa shumë sëmundje.
Garuesit ndërkohë nuk e marrin lehtë këtë punë, por stërviten me ngritjen e balonave, ndërsa edhe krijimi i tyre kërkon mjaft eksperiencë.
Ata të jenë të kujdesshëm në përzgjedhjen e materialeve, sidomos të bambusë dhe drurit të nevojshëm për bilbilin që të dëgjohet sa më mirë.
Top Channel