Pesë herë fituesi i Topit të Artë, Cristiano Ronaldo të shtunën festoi titullin kampion me Juventusin dhe në këtë mënyrë ai bëhet lojtari i parë që siguron tre trofe në tre liga të ndryshme.
Premier League, La Liga dhe Serie A që janë dhe tre ligat kryesore europiane. Vetë portugezi nuk është i kënaqur dhe fill pas festës së titullit deklaroi se sezoni i ardhshëm do të jetë akoma edhe më i mirë.
28 trofe në palmaresin e sulmuesit mes tyre dhe 5 Champions League. Kur mbërriti tek United në sezonin 2006-2007, “Djajtë e Kuq” e mbyllën kampionatin 6 pikë përpara Chelsea-t, ndërsa Ronaldo u rendit i treti në listën e golashënuesve të kampionatit.
Më e mira ende nuk kishte ardhur pasi vetëm një vit më vonë, portugezi fitoi Superkupën e Anglisë, Champions League dhe kampionatin. Për të dytin vit radhazi ai u shpall lojtari më i mirë i Premier League-s, ndërsa triumfi i fundit me fanellën e Djajve të Kuq ishte ai i sezonit 2008-09. Këto ishin vetëm hapat e para të një njeriu që do të shkruante historinë.
Sezoni 2011-12 dhe 2016-17. Transferimi tek Reali do të përkojë dhe me kulmin e karrierës së portugezit. Në sezonin 2011-12 me Los Blancos fiton kampionatin me 100 pikë të grumbulluara 9 më shumë se Barcelona dhe Ronaldo e mbyllte sezonin me 46 gola të realizuar në total. Pesë vite më vonë Ronaldo bëhet golashënuesi më i mirë në historinë e Realit me 450 gola dhe vendi i dytë për të në gjithë historinë e La Ligas.
Pjesa tjetër dihet 3 Champions radhazi, 4 në pesë vite. Juventus është basti i fundit dhe duke patur parasysh statistikat e përmendura më lart edhe tek bardhezinjtë të bërit histori është vetëm çështje kohe.
Top Channel