Putin fal borxhet për luftën/ Presidenti rus josh qytetarët e zhytur në kredi për të luftuar në Ukrainë
24/11 13:22
Byroja Federale e Hetimeve raportoi se ka arrestuar Larry Hopkins, liderin e grupit të armatosur që po ndalon emigrantët e pa pajisur me dokumente, pas kalimit të kufirit mes SHBA-së dhe Meksikës.
“69-vjeçari, që njihet ndryshe edhe me emrin Johnny Horton, është arrestuar në Meksikën e Re, pas akuzave për armëmbajtje”, deklaroi FBI.Hopkins është “komandanti kombëtar” i UCP-së, anëtarët e së cilës janë vendosur pranë kampeve në Sunland Park që nga shkurti.
UCP e përshkruan veten si “grup patriotik” që ndihmon Patrullën e Kontrollit të Kufirit të SHBA-së të kontrollojë numrin e madh të familjeve të emigrantëve që kërkojnë azil përtej kufirit.
Top Channel