Karim Benzema mori në shtëpi topin e ndeshjes që Reali i Madridit e fitoi 3-0 me Athletic Bilbaon, duke qenë i vetmi shënues në këtë përballje të zhvilluar në “Santiago Bernabeu”.
Sulmuesi francez, i cili ka shpërthyer me gola që pas kthimit të Zinedine Zidane në krye të “Los Blancos”, e gjeti tri herë rrugën e rrjetës në pjesën e dytë ndaj skuadrës baske pikërisht në minutat 47’, 76’ dhe 90’.
31-vjeçari ngjitet i dyti edhe në listën e golashënuesve më të mirë të La Ligas me 21 finalizime, duke parakaluar Luis Suarezin e Barcelonës, por mbetet 12 gola pas Lionel Messit. Në total, në këtë sezon, ka arritur kuotën e 30 finalizimeve me Realin (sezoni i dytë më i miri me “Los Blancos).
Vetëm në 5 ndeshjet e fundit në kampionatin spanjoll ka mundur të shënojë 8 gola, duke rritur kuotat për të qenë ai pikë referimi për sulmin e Realin sezonin e ardhshëm.
Top Channel