Të paktën shtatë persona u vranë nga një sulm në Ministrinë e Komunikacionit në Afganistan. Ngjarja u regjistrua në qendër të Kabulit, duke thyer qetësinë relative në kryeqytet. Ky sulm tregon edhe një herë kërcënimet e vazhdueshme të sigurisë, pavarësisht përpjekjeve për të çelur bisedimet paqësore me talebanët.
Sulmi filloi pak para mesditës, kur një bombë shpërtheu në hyrje të ndërtesës shumëkatëshe të ministrisë, që ndodhet në një zonë të zënë tregtare të qytetit, pasuar nga zjarri që të dëgjohej rreth një milje larg.
“Në mesin e viktimave ishin katër civilë dhe tre policë, ndërsa tetë civilë u plagosën”, tha një zyrtar qeveritar.
“Ne pamë një njeri të armatosur që përpiqej të hapte një derë zyre dhe ndërsa po dilnim, ai po përpiqej të na xhironte dhe filloi të bërtiste se do na vriste të gjithëve”, tha Syeda Rashid, një administratore zyre në ministrinë që shpëtoi me disa nga kolegët e saj. Ajo tha se së paku gjashtë gra ishin plagosur.
Top Channel