Milan nuk ka arritur dot të fitojë ndaj Parmës, duke vënë në diskutim vendin e katërt në Serinë A.

Kuqezinjtë barazuan 1-1 në transfertë. Fillimisht, Samu Castillejo kaloi në avantazh skuadrën e Gattusos në minutën e 69’, vetëm 3 minuta pasi spanjolli ishte futur në lojë në vend të Bakayoko.

Bruno Alves barazoi në minutën e 87 për Parmën, pas një goditjeje dënimi të ekzekutuar në mënyrë perfekte.

Nëse Roma do të fitojë sot në mbrëmje ndaj Interit, kuqezinjtë do ta shohin veten në vendin e pestë. Prandaj, tifozët milanistë sot do të bëjnë tifo për “kushërinjtë” zikaltër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA