Manchester City “hakmerret” ndaj Tottenham Hotspur për eliminimin nga Champions League.

Citiziens triumfuan 1-0 në Etihad Stadium këtë të shtunë falë një goli të shpejtë të mesfushorit të talentuar Phil Foden që i riktheu në krye të Premier League me një pikë më shumë se Liverpooli.

Ishte një ndeshje shumë e luftuar që u zhvillua në Manchester por goditja e saktë me Foden pas asistit të Sergio Agueros pas 5 minutash lojë solli goli e vetëm sepse të gjitha tentativat e tjera nga të dyja skuadrat shkuan dëm.

Një meritë në këtë fitore të City-t e ka edhe portieri Ederson që ndali në disa raste lojtarët e Tottenham të cilët e kërkuan me ngulm deri në fund golin e barazimit por nuk e gjetën dot atë. Me këtë fitore skuadra e Guardiolës u ngjit në kuotën e 86 pikëve, 1 më shumë se Liverpooli, ndërkohë që Tottenham nëse fitojnë rivalët rrezikon të zbresë nga vendi i 3-të në 5-in pas kësaj disfate.

Top Channel