Fshati Plani i Bardhë, në Bashkinë e Klosit, pas viteve ‘90 ka njohur një braktisje thuajse totale nga banorët e tij.
Largimi në mënyrë masive drejt zonave të mëdha urbane ka ardhur si pasojë e mungesës së ujit të pijshëm dhe të ujit për vaditjen e tokave. Tashmë, shumë banesa të braktisura janë rrënuar, duke i dhënë fshatit Plan i Bardhë një pamje të trishtë.
Fshati filloi të vuante nga mungesa e ujit të pijshëm pas ndërtimit të Traverbankut të Klosit dhe rampës së mineralit të kromit në Qafën e Buallit, në Bulqizë.
Demir Sallaku, një nga banorët e mbetur aty, thotë se pas shterimit të ujit, të gjithë detyrohen ta sigurojnë atë me kafshë pune ose me makinë.
I shtrirë në një luginë mes malesh, me gjatësi prej rreth 5 kilometrash nga Qafa e Buallit deri tek Ura e Vashës, me klimë të favorshme për zhvillimin e bujqësisë, fshati Plan i Bardhë me një sipërfaqe toke prej 163 hektarësh, dikur numëronte 180 familje, sot banohet nga rreth 40 familje.
Top Channel