Altea fiton “The Voice Kids 3”. U shpall zëri më i mirë në finalen e madhe të së premtes

20/04/2019 11:48

Altea është më e votuara e The Voice Kids 3, ajo që rrëmbeu edhe kupën për këtë edicion.

Zërat e të gjithë finalistëve ishin më të mirët, jo më kot ata arritën të gjithë në finale e madhe. Një natë plot me të papritura dhe performanca speciale në ekranin e Top Channel.

Anisa SH, Erza dhe Altea ishin tre konkurrentet që ia dolën të mbërrijnë deri në finalen e madhe të “The Voice Kids 3”.

Fillimisht në skenë u ngjit Anisa Sh nga skuadra e Arilenës me këngën “I Put a Spell On You”. Me anë të këtij projekti muzikor, konkurrentja arriti të shpalosë krejtësisht vokalin e saj duke mahnitur të gjithë të pranishmit e duke bërë krenare trajneren e saj.

Erza ishte artistja e radhës e cila u paraqit në finale me baladën “The Power of Love”. Finalistja si gjithmonë befasoi jo vetëm me vokalin e saj por edhe mënyrën e interpretimit dhe lirshmërisë që ka në skenë, një detaj që gjithmonë vlerësohet nga trajnerët.

Menjëherë pas saj ishte radha e Alteas, konkurrentes së skuadrës Gjoka. Ajo erdhi shumë stil me këngën “I Don’t ëant To Miss a Thing” dhe shpalosi edhe një herë vokalin e saj potent, duke u komentuar pa fund nga ndjekësit tanë në rrjetet sociale.

Garës për zërin më të mirë të shqiptarëve për fëmijë e mbyllën tre artistet e mbetura Anisa G, Uendi dhe Alisia, përkatëisht me Hurt, I don’t want to know what love is dhe Black in Black.

Pasi të 6 përfunduan performancat, 3 më të votuarat e publikut vazhduan garën për të qenë zëri më i mirë i Shqipërisë. Ato performuan edhe njëherë këngë me të cilët janë prezantuar në audicionet e fshehura.

I ftuari special i mbrëmjes ishte Gjon’s Tears, artisti shqiptar që konkurron në edicionin e tetë të The Voice of France.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA