Charlize Theron po rrit djalin e saj Jackson si një vajzë. Ylli i Hollivudit është nënë e dy fëmijëve të adoptuar, Jackson në vitin 2012 dhe vajzës August në vitin 2015.
Dhe tani aktorja është shprehur se kur Jackson ishte vetëm 3 vjeç, ai i tha: “Nuk jam djalë”.

Në një intervistë për Daily Mail, Charlize u shpreh se vendosi të respektonte dëshirën fëmijës së saj: “Po, mendova se ishte djalë. Derisa kur ishte vetëm 3 vjeç më tha që nuk ishte djalë. Tani po rris dy vajza të bukura. Ashtu si çdo prind, unë dua t’i mbroj dhe t’i shoh të lulëzojnë. Ato do të rriten në një botë ku kanë mundësinë të gjejnë veten ndërsa rriten dhe të vendosin se kush duan të jenë. Nuk më takon mua të vendos”.

Veshja e Jackson me funde, bluzë rozë, flokë të gjata apo gërsheta ngriti polemika për mënyrën sesi aktorja po e rriste fëmijën e saj, por mesa duket ka qenë një zgjedhje e vetë 7-vjeçarit.

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA