‘Viking Row’ në pallatin mbretëror në Oslo, 90 mijë persona presin Haaland me shokë në kryeqytetin norvegjez(VIDEO)
Wanda Nara ka dhënë një intervistë për një program të “Canale 5”, ku ka konfirmuar se sulmuesi i Interit, Mauro Icardi, do të vijojë të jetë pjesë e skuadrës zi-kaltër edhe në sezonin e ardhshëm.
Bashkëshortja menaxhere e argjentinasit ka treguar se tashmë Mauro është shumë më i qetë dhe se do të vijojë të shënojë gola për të ndihmuar skuadrën në arritjen e objektivave.
“Mauro është i qetë dhe i përqafon të gjithë, pasi nuk ka pasur probleme me asnjë prej shokëve të skuadrës. Tani po shënon dhe do vijojë ta bëjë, për të ndihmuar Interin në arritjen e objektivave. Mund të’ju them se do të jemi pjesë e Interit edhe sezonin e ardhshëm”, tha Wanda.
Më pas bashkëshortja e Icardit foli edhe për kunatën e saj, Ivana Icardi, e cila ka hedhur akuza të rënda në reality show-n “Grande Fratello”, ku është një nga konkurrentet e sezonit të 16.
“Ivana nuk është e sinqertë, pasi ne i kemi qëndruar gjithmonë pranë asaj dhe familjes së Mauros. Kemi ndihmuar jo vetëm ata, por edhe njerëz që nuk i njohim fare. Kur Ivana erdhi në Itali, bashkë me shokun e saj, që gjithashtu është futbollist, u hapëm derën. Kur ishte në universitet, Mauro i kishte blerë edhe një makinë, por ajo po shtiret vetëm për të qenë protagoniste në spektakël dhe për të fituar. Mua nuk më duket e drejtë, pasi nuk duhet të shkelë mbi të vëllanë, vetëm e vetëm për famë”, tha bashkëshortja e Icardit.
Top Channel