Një person është plagosur me armë zjarri brenda banesës së tij, në atë që dyshohet si tentativë vetëflijimi, 5 minuta para mesditës së kësaj të premteje.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Xhorxh Bush” në kryeqytet, me shtetasin 50-vjeçar B.U. që është dërguar menjëherë për në spital, për ndihmë mjekësore.

Policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e vetëplagosjes së dyshuar, si dhe shkaqet që e kanë shtyrë personin të kryejë këtë akt.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA