Mes ambicieve për titullin dhe ecurinë në kupat europiane, të shumtë ishin tifozët e Napolit që menduan se këtë vit do të arrinin të shtonin diçka në palmaresin e klubit jugor. Por, kur duhet ende të mbyllet gjithçka në harkun e mbi një muaji, ekipi i trajnerit Ancelotti sheh epilogun e sezonit të katërt radhazi pa asnjë trofe.

Festa e fundit në radhë e “të kaltërve” ishte ajo në dhjetor të vitit 2014, kur fituan Superkupën e Italisë pasi mundën Juventusin me penallti. Por, që prej asaj mbrëmjeje kanë kaluar shumë muaj dhe, pavarësisht investimeve serioze e ndryshimeve në pankinë, në stadiumin “San Paolo” mijëra tifozët e pranishëm në çdo ndeshje kanë shpresuar për trofe, por s’kanë marrë asgjë.

Eliminimi nga Europa League për meritë të Arsenalit, këtë javë, sanksionoi fundin e një viti që mund të quhet i dështuar, ose më së paku i pamjaftueshëm në të gjitha frontet.

Napoli në Serie A konfirmohet thuajse matematikisht në vendin e dytë, por në distancë me Juventusin, që praktikisht e ka mbyllur garën për titull. E pamjaftueshme ishte edhe gara në Kupën e Italisë, madje shumë më herët se “të kaltrit” të mendonin për finalen.

Napoli duhet të mendojë për zëvendësimin e lojtarëve, si Jorginho dhe Hamsik, e ndoshta edhe të një talenti si Insigne, që konfirmoi se nuk ka më raporte të mira, me gjysmën e stadiumit që e mbështeste në fillimin e kampionatit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA