Artistë të brezave të ndryshëm bëhen së bashku për një ekspozitë me titullin “Fuqia e petaleve” për të sjellë edhe njëherë ndërmend dhe për të kujtuar fuqinë e brishtësisë.
Ksenofon Dilo, Hasan Nallbani, Lumturi Blloshmi, Ilir Pojani, Luan Boriçi, Genc Përmeti etj, sjellin në Galeri Kalo një atmosferë të krijuar nga lule shumëngjyrëshe dhe dhe petalet e tyre që kontribuon në dashuri.
Lulet janë të pafajshme dhe naive dhe rriten edhe në situata të dominuara nga paqëndrueshmëria politike dhe konflikti.
“Sigurisht është tema, kërkesa e kuratorit , për t’u marrë pikërisht me idenë e deliaktes, por edhe të forcës dhe delikatesës. Ka njëfarë rezonance me situatat e fuqisë së luleve të viteve 60, 70”, tha Genc Mulliqi, artist .
Falë artistëve sytë dhe zemrat tona frymëzohen nga bukuria e luleve, e cila është gjithashtu një armë e fuqishme për të luftuar intrigat, padrejtësinë dhe fenomenet e tjera të ngjashme.
“Jeta kulturore në Tiranë ka nevojë edhe për ekspozita rreth një teme”, u shpreh artisti.
Kjo ekspozitë do të udhëtojë në Vankuver, më 23 prill, në ekspozitën e artiti ndërkombëtar aty.
“Më pëlqen diversiteti, më pëlqen fakti që ka gjuhë të ndryshme vizuale. Ka mjete të cilët variojnë. I jep shumë pasuri ekspozitës ky diversiteti”, tha më tej Genc Mulliqi, artist.
Pavarësisht diversitetit shumicën e artistëve I bashkon ndjeshmëria, shija dhe liria, që ishin kryefjala e “Power ofe petals” dikur në vitet 60.
Top Channel