Bayern pret menaxherin e Rodriguez, diskutohet e ardhmja e fantazistit
18/04/2019 00:38
Bayerni i Mynihut do të presë këtë javë menaxherin Jorge Mendes, për të diskutuar për të ardhmen e fantazistit James Rodriguez.
Huazimi dy vjeçar i tij në Mynih, përfundon këtë verë dhe klubi bavarez duhet të vendosë nëse do të paguajë për blerjen e kartonit, apo do ta kthejë kolumbianin në Madrid.
Sipas SportBild, bavarezët do të diskutojnë me Mendes, për të parë mundësinë e një uljeje në çmimin final të Rodriguez, pasi nuk kanë ndërmend të paguajnë 60 milionët e pretenduara nga Reali.
Top Channel