Kombëtarja Shqiptare e 16-vjeçarëve, e drejtuar nga Elvin Beqiri, ka humbur ndeshjen e dytë në turneun “International U-16 Tournament” ndaj bashkëmoshatarëve të Turqisë me rezultatin 1-0 falë golit të shënuar nga Burak Ince.
Shqipëria U-16 zbriti në fushën e lojës me këtë formacion: Simoni; Abazaj; Pano; Kurbasha; Neziri; Kote; Kreka; Stafa; Halili; Bajraktari; Çereni. Në pjesën e parë është luajtur një futboll i kujdesshëm, të dyja skuadrat studiuan njëra-tjetrën për të gjetur hapësira, pa raste të shumta shënimi. Në fundin e pjesës së parë Turqia shënoi me anë të Ince, në minutën e 40-të.
Pjesa e dytë nisi me sulme nga ana e kuqezinjve të vegjël, që kërkuan me ngulm golin e barazimit, por pa arritur të ndryshonin fatin e ndeshjes.
Turneu i kuqezinjve të vegjël mbyllet nesër, në orën 15:00, me ndeshjen që skuadra e Beqirit do të luajë ndaj Lituanisë.
Top Channel