Keqpërdorimi i të dhënave personale apo vjedhja e identitetit të gazetarëve nuk është vetëm një fenomen i botës “online”.

Janë të shumta rastet kur persona të ndryshëm përdorin emra të gazetarëve të njohur për përfitime ekonomike. Një prej atyre që është cënuar shpesh nga ky fenomen është edhe Arian Çani, drejtuesi i “Zonë e Lirë” në TV Klan.

Pak kohë më parë, një person prezantohej në biznese të ndryshme si “Çani”. Ai kërkonte shpërblime të ndryshme monetare, ose në të kundërt i kërcënonte se do të bënte publike shkeljet ligjore të bizneseve të cilat sigurisht ishin abuzime imagjinare.

Nuk dihet se sa është numri i bizneseve që janë mashtruar, por personi u arrit të zbulohej shumë shpejt. Nga ana e gazetarit Çani nuk u bë denoncim për keqpërdorimin e të dhënave perosnale të tij, që në fakt ka qenë fenomen i përsëritur në forma të ndryshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA