Filmi biografik i Michael Jackson shkakton polemika/ Regjisori i “Leaving Neverland”: Ishte më i keq se Epstein 25/04 16:45
Sipas një studimi të ri, përdoruesit e kanabisit kanë nevojë për më shumë se trefishin e anestezisë për t’u operuar (220 %) në krahasim me një jo përdorues.
Ky raport është bërë përgjatë një studimi të 250 pacientëve në Kolorado, i cili zbuloi se doza normale e anestezisë ishte më pak e efektshme për ata që konsumonin marihuanë në baza javore ose ditore.
Që nga viti 1980, anestezistët kanë paralajmëruar njerëzit që të bëjnë kujdes me përdorimin e marihuanës disa javë para operacionit pasi sjell me vete shumë rreziqe. Studiuesit aktualisht po punojnë për të kuptuar saktësisht se cilat janë këto rreziqe.
Top Channel