Nëse merkuri është i shëndetshëm kur e konsumojmë te peshqit, pse është i pa shëndetshëm kur e përdorim në dhëmbë? Dhjetë vjet më parë, Norvegjia ndalonte përdorimin e amalgamës së zhivës si mbushje dentare.
Amalgama është një përbërje e zhivës e përzier me metale të tjera. Ndalimi i amalgamit i miratuar 10 vjet më parë ishte pjesë e një vendimi të qeverisë Norvegjeze mbi përdorimin dhe importin e merkurit toksik në disa sektorë të industrisë. Suedia ashtu si edhe Norvegjia ka ndaluar amalgamën, por mbetet në përdorim në shumë vende të tjera. Në këto vende, nuk ka dëshmi se amalgama është e lidhur me probleme shëndetësore.
Por a duhet të shqetësohemi? A do të duhej që njerëzit me dhëmbë të mbushur me amalgam, të kryejnë një test gjaku për të kontrolluar nivelet e merkurit në gjak?
“Nëse keni shumë zhivë në gjakun tuaj, kjo është pothuajse me siguri për shkak të ushqimit që ju keni konsumuar. Peshku dhe prodhimet e detit përmbajnë mërkur dhe sa më i lartë të jetë zinxhiri ushqimor me bazë peshku, aq më i lartë është niveli i mërkurit në trup”- thotë profesor Morten Rykke në Universitetin e Oslos. Ndërkohë një raport nga Instituti Norvegjez i Shëndetit Publik gjeti disa pasoja të drejtpërdrejta shëndetësore kur studiuesit krahasuan njerëzit me amalgamë me njerëzit me mbushje plastike moderne. Ata gjetën se nivelet e merkurit në urinë ishin pak më të larta në grupin amalgam.
Janë bërë dhjetë vjet që nga hyrja në fuqi e ndalimit të amalgamës, por përdorimi i saj tashmë ka rënë thuajse fare. Për arsye estetike shumica e njerëzve zgjedhin të bëjnë mbushje plastike me të, por nga ana tjetër edhe materialet plastike të përdorura sot nuk janë perfekte. “Mbushjet plastike gjithashtu mund të shkaktojnë reaksione alergjike. Ka të mirat dhe të këqijat për gjithçka “, thotë studiuesi Lars Björkman në “Uni Research”.
Top Channel