Vlerësimi i situatës politike dhe vendimmarrja e strukturave të partisë mbi vijimin e aksionit politik, do të jenë temat e diskutimit në mbledhjen e përbashkët mes kryesisë së partisë dhe grupit parlamentar që PD ka paralajmëruar mesditën e së enjtes.

Prej disa muajsh PD ka dalë në protesta, duke kërkuar largimin e Ramës për zgjidhjen e krizës politike.

Pikërisht ecuria e aksionit politik do të diskutohet në mbledhje, ku nuk përjashtohet të vendoset edhe për pjesëmarrjen apo jo të opozitës në zgjedhjet e 30 qershorit.

“Të enjten ora 12.00 do të zhvillohet mbledhja e përbashkët e Kryesisë së PDSH dhe Grupit Parlamentar, nën drejtimin e Kryetarit Basha. Në rend dite do të jetë vlerësimi i situatës politike dhe vendimmarrja e strukturave të partisë mbi vijimin e aksionit politik”, thuhet në njoftimin e PD.

Ndërkohë mësohet se pasditen e nesërme në orën 17:00 do të zhvillohet mbledhja e  Këshillit Kombëtar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA