Skuadra spanjolle e Betisit ka vendosur të paguajë 25 milionë euro në arkat e PSG-së, për të blerë fantazistin Giovani Lo Celso.

Argjentinasi 23-vjeçar iu bashkua andaluzianëve verën e kaluar në huazim me të drejtë blerjeje, por pa përfunduar ende sezoni, ka bindur të gjithë me paraqitjet e tij.

Lo Celso ka nënshkruar me Betisin një kontratë 4-vjeçare, me një klauzolë për prishje, që kap vlerën e 100 milionë eurove.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA