Europiani i futbollit, që pritet të zhvillohet verën e vitit të ardhshëm, do të jetë një edicion unik që do të prezantojë festën e fazës finale në 12 qytete.

Por, ndërsa kualifikueset janë në rrugëtimin drejt gjysmës së tyre dhe formati i Ligës së Kombeve ka shtuar dozën e spektaklit, UEFA ka menduar gjithashtu të krahasojë turneun me trendin e momentit.

E gjithë bota po flet për episodet e reja të serialit “Game of Thrones”, e në mesin e skenarëve virtualë për masakra, forca të errëta dhe krijesa legjendare, në “lojën e re të Fronëve” ka vend edhe për futbollin.

Profili zyrtar i turneut “Euro 2020” në Twitter ka lançuar një video që bazohet te seria e famshme televizive që ka pushtuar globin.

Të 12 qytetet finaliste; Amsterdam, Baku, Bilbao, Bukuresht, Budapest, Kopenhagen, Dublin, Glasgou, Londër, Mynih, Romë, Shën Pjetërburg; kthehen në teatrin e luftës që do të magjepsë tifozët e futbollit nga 12 qershori deri më 12 korrik.

Top Channel