Daniel Sturridge do t’i japë fund këtë verë aventurës së tij te Liverpooli, që ka zgjatur pothuajse 6 vjet. Sulmuesi 29-vjeçar, që shpesh ka patur probleme fizike, kërkon një eksperiencë të re, por me një trajner që ka punuar më parë, Steven Rodgers.

Ky i fundit e konsideron Sturridge si përforcimin ideal për sulmin e Leicester City-t, teksa një operacion i tillë është i favorshëm për “Dhelprat”, pasi lojtari është në fund të kontratës me Liverpoolit dhe do të largohet me parametër zero.

Top Channel