Seanca ku Skënderbeu prezantoi të gjithë mbrojtjen e tij ndaj dënimit për manipulimin e rezultateve zgjati plot 8 orë në selinë e CAS-it në Lozanë, por skuadra korçare doli optimiste nga gjyqi i tejzgjatur.
Avokatët që përfaqësuan ekipin shqiptar renditën faktet, që sipas tyre rrëzojnë akuzën, ndërsa kërkuan pafajësi dhe jo ulje të dënimit.
Nëse kjo merret parasysh do të kërkohet dëmshpërblim i majmë nga ana e Skënderbeut për dëmin sportiv dhe financiar.
Pas 4 javësh zbardhet vendimi, për seancën e zhvilluar këtë të martë në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv, por Skënderbeu, që pretendon pafajësi që në nisjen e këtij skandali, shpreson se CAS do të rikthejë në vend imazhin dhe dëmin e madh ndaj ekipit korçar.
Top Channel