Foto ilustruese

Një 50-vjeçar ka gjetur vdekjen pasditen e së martës në një aksident rrugor. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mollas të Elbasanit.

Viktima udhëtonte me motor, kur ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar.

“Në aksin rrugor Gostimë – Mollas, në fshatin Mollas, shtetasi B.L., 50 vjeç, banues në fshatin Mollas, duke drejtuar motoçikletën ka humbur kontrollin e drejtimit dhe është rrëzuar, dhe për pasojë ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital”, sqaron policia lokale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Top Channel