Emërohet drejtori i ri i Drejtorisë së Policisë së Qarkut Berat. Hasan Ahmetaj, rikthehet si drejtor në këtë qark,ku ka drejtuar blu-të e Beratit në vitet 98-99.
Është emëruar në Berat drejtori i ri i Drejtorisë së Policisë së qarkut Berat. Pas largimit rreth 1-muaj më parë të drejtorit Artion Duka, që u emërua Drejtor i Drejtorisë së Policisë së Qarkut Vlorë, vendin e tij e mbajti si i komanduar, zëvendësi i tij, Fatmir Hoxha, deri pasditen e djeshme kur në krye të drejtimit të Policisë Berat u emëruar drejtori i ri, Hasan Ahmetaj.
Ky i fundit është një figurë e njohur për policinë e Beratit, ku ai ka qenë drejtor në vitet 98-99. Ahmetaj ishte Drejtor i Forcave Operacionale të Lëvizshme për Rendin dhe Sigurinë Publike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit nga vitit 2018 e deri dje që u emërua në Berat.
Hasan Ahmetaj ka lindur në 15 Korrik të vitit 1957 në fshatin “Mashkullorë” në Gjirokastër. Ahmetaj ka mbaruar studimet e larta në “Shkollën e Lartë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, dega “Kufi”.
Hasan Ahmetaj ka një karrierë të shkurtër por shumë të pasur në Policinë e Shtetit,ku ka mbajtur për disa vite poste të rëndësishme. Ai ka qenë Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit në vitin e vështirë 1997, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Burgjeve në periudhën 4 shtator 1998 -nëntor 1998 dhe oficer në grupin e shoqërimit të kryeministrit Bashkim Fino.
Top Channel